Fytyra ndryshe e Shqipërisë

Futboll

Fytyra ndryshe e Shqipërisë

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 19:29
Shqipëria

Shqipëria ndryshoi gjithçka krahasuar me ndeshjen kundër Çekisë për të marrë fitoren në Gjeorgji.

Silvinjo bëri tre ndryshime në formacionin titullar, por mbi të gjitha në qëndrimin e skuadrës, më agresive dhe e organizuar.

Duhej një Shqipëri ndryshe për të marrë rezultatin e parë pozitiv në Gjeorgji dhe e tillë u shfaq, në çdo aspekt. Skuadra e parë në Tbilisi ndryshonte kryekëput me atë të ndeshjes së Pragës, jo vetëm për emrat në formacion, por mbi të gjitha me qëndrimin dhe vendosmërinë e treguar në fushën e lojës.

Krahasur me humbjen e pësuar nga Çekia, trajneri Silvinjo reagoi me tre ndryshime në formacion, me Balliun në vend të Hysajt, Ajetin në vend të Kumbullës dhe Tucin në vend të Dakut.

Dhe të tre ishin midis protagonistëve të mëdhenj të fitores së arritur me golin e Asllanit, pasi një pasimi të shkëlqyer nga Tuci, që u servir po shkëlqyeshëm brenda zonës nga Bajrajmi, me aksionin personal nga e majta. Kuqezinjtë ishin më ngacmues, aq sa vetëm në pjesën e parë Tbilisi bënë më tepër gjuajtje se në dy ndeshjet e mëparshme së bashku, duke u rikthyer edhe te goli që mungonte që nga ndeshja e fituar me Ukrainën.

Orientimi i kuqezinjve ishte gjithmonë përpara, ndërkohë që edhe në fazat kur detyroheshin të tërhiqeshin thellë në mbrojtje e bënë me fanatizëm e pa lejuar hapësira, aq sa Gjeorgjia nuk arriti të rrezikonte pothuajse asnjëherë seriozisht, as në minutat e fundit kur sulmoi me të gjitha forcat.

Dyshja Ajeti-Ismajli në qendrën e mbrojtjes ishte kyçi i ruajtjes së paprekur të portës, gjë që nuk ndodhte që nga miqësorja kundër Lihtenshtajnit më 3 qershor, në pëërgatitje për Euro 2024, me shtatë ndeshje midis që Shqipëria pësonte gjithmonë.

Me tri pikët e marra, Shqipëria barazohet me Gjeorgjinë në kuotën gjashtë, një më pak se Çekia, dhe vë seriozisht kandidaturën për të fituar grupin, me dy ndeshjet e fundit në Arenën kombëtare në Tiranë, kundër kryesuesve çekë e më pas kundër Ukrainës, përkatësisht më 16 e 19 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat