Tre pikë të mëdha për Kosovën
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitoren e radhës dhe bindëse në Ligën C të Kombeve.
Dardanët triumfuan me rezultat 3:1 ndaj Qipros, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Mbi 12 mijë shikues u kënaqën me lojën dhe golat e djelmoshave tanë.
Fillimi i ndeshjes u karakterizua me lojë agresive të lojtarëve qipriotë ndaj yllin tonë, Edon Zhegrova.
Kosova - Qipro 3:0
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 12.000.
Shënues: Am. Rrahmani (30'), Er. Krasniqi (52'), Sahiti 71').
Kartona të verdhë: ZHegrova - Laifis, Ioanno, Loizouu.
Gjyqtar: M. Jug (Sllovenia).
Kosova: Aro Muriç, Vojvoda, Am. Rrahmani (Aliti 77'), Dellova, Rrudhani, Emërllahu, Jashari, E. Krasniqi, Rashica (Muslija 16'), Zhegrova (Sahiti 67') dhe Al. Rrahmani (Asllani 77').
Qipro: Demetriou, Andreou, Karo (Antoniou 72'), Laifi, Makris (Tzioni 72'), Charalampous, Artymata, Ioannou (Pileas 46'), Kastanos (Mamas 72'), Pittas (Sotiriou 77') dhe Loizou.
Në minutën e 16-të, Milot Rashica është largua nga loja pas një lëndimit dhe në vend të tij futet Florent Muslija.
Florent Muslija në minutën e 30-të asistoi për bukuri për Amir Rrahmani i cili futet mes dy lojtarëve duke shënuar nga afërsia në minutën e 30-të.
Në minutën e 41-të, Muharrem Jashari humb një mundësi të mirë, goditja e tij nga 15 metra shkoi jashtë shtyllë së majtë.
Në fund të pjesë së parë gjyqtari slloven, Jug, referoi penallti për Kosovën, pas ndërhyrjes ndaj Ermal Krasniqit, por pas shikimit të VAR-it e anuloi atë.
Në minutën e 52-të, Ermal Krasniqi si mjeshtër i madh, nuk e la topin të bie në tokë, goditi nga 15 metra e përtokë dhe shënoi mu në këndin e poshtëm të majtë, 2:0.
Në minutën e 71-të, zëvendësuesi Emir Sahiti me gjakftohtësi e me mjeshtri realizoi për 3:0 Ai goditi nga rreth 14 metra në portën pothuajse të boshatisur, pasi më herët Albion Rrahmani nuk shënoi nga rasti ideal.
Në minutën e 85-të, Fisnik Asllani doli vetëm me portier por nuk realizoi pasi portieri rival reagoi për mrekulli.
Kosova ngadhënjeu me plotë meritë ndonëse mysafirët herë – herë ishin të rrezikshëm.
Rumania kryeson me 12 pikë në Grupin 2, pasojnë Kosova me 9, Qipro 3 dhe Lituania me 0 pikë.