Atmosferë në Prishtinë, gola dhe një Kosovë shpërthyese

Futboll

Atmosferë në Prishtinë, gola dhe një Kosovë shpërthyese

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 15 tetor 2024 Në ora: 20:02 Përditësuar në ora: 22:36 më 15.10.2024
Kosova feston

Tre pikë të mëdha për Kosovën

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitoren e radhës dhe bindëse në Ligën C të Kombeve. 

Dardanët triumfuan me rezultat 3:1 ndaj Qipros, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.   

Mbi 12 mijë shikues u kënaqën me lojën dhe golat e djelmoshave tanë.

Fillimi i ndeshjes u karakterizua me lojë agresive të lojtarëve qipriotë ndaj yllin tonë, Edon Zhegrova.

Kosova - Qipro 3:0

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 12.000.
Shënues: Am. Rrahmani (30'), Er. Krasniqi (52'), Sahiti 71').

Kartona të verdhë: ZHegrova - Laifis, Ioanno, Loizouu.

Gjyqtar: M. Jug (Sllovenia).
Kosova: Aro Muriç, Vojvoda, Am. Rrahmani (Aliti 77'), Dellova, Rrudhani, Emërllahu, Jashari, E. Krasniqi, Rashica (Muslija 16'), Zhegrova (Sahiti 67') dhe Al. Rrahmani (Asllani 77').
Qipro: Demetriou, Andreou, Karo (Antoniou 72'), Laifi, Makris (Tzioni 72'), Charalampous, Artymata, Ioannou (Pileas  46'), Kastanos (Mamas  72'), Pittas (Sotiriou  77') dhe Loizou.

Në minutën e 16-të, Milot Rashica është largua nga loja pas një lëndimit dhe në vend të tij futet Florent Muslija. 

Florent Muslija në minutën e 30-të asistoi për bukuri për Amir Rrahmani i cili futet mes dy lojtarëve duke shënuar nga afërsia në minutën e 30-të.  

Në minutën e 41-të, Muharrem Jashari humb një mundësi të mirë, goditja e tij nga 15 metra shkoi jashtë shtyllë së majtë.

Në fund të pjesë së parë gjyqtari slloven, Jug, referoi penallti për Kosovën, pas ndërhyrjes ndaj Ermal Krasniqit, por pas shikimit të VAR-it e anuloi atë.

Në minutën e 52-të, Ermal Krasniqi si mjeshtër i madh, nuk e la topin të bie në tokë, goditi nga 15 metra e përtokë dhe shënoi mu në këndin e poshtëm të majtë, 2:0.

Në minutën e 71-të, zëvendësuesi Emir Sahiti me gjakftohtësi e me mjeshtri realizoi për 3:0  Ai goditi nga rreth 14 metra në portën pothuajse të boshatisur, pasi më herët Albion Rrahmani nuk shënoi nga rasti ideal.

Në minutën e 85-të, Fisnik Asllani doli vetëm me portier por nuk realizoi pasi portieri rival reagoi për mrekulli.  

Kosova ngadhënjeu me plotë meritë ndonëse mysafirët herë – herë ishin të rrezikshëm.

Rumania kryeson me 12 pikë në Grupin 2, pasojnë Kosova me 9, Qipro 3 dhe Lituania me 0 pikë.

Kosova bindëse

(E plotësuar) - 90' Minuta e fundit.

Kosova - Qipro 3:0

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 12.000.
Shënues: Am. Rrahmani (30'), Er. Krasniqi (52'), Sahiti 71').

Kartona të verdhë: ZHegrova - Laifis, Ioanno, Loizouu.

Gjyqtar: M. Jug (Sllovenia).
Kosova: Aro Muriç, Vojvoda, Am. Rrahmani (Aliti 77'), Dellova, Rrudhani, Emërllahu, Jashari, E. Krasniqi, Rashica (Muslija 16'), Zhegrova (Sahiti 67') dhe Al. Rrahmani (Asllani 77').
Qipro: Demetriou, Andreou, Karo (Antoniou 72'), Laifi, Makris (Tzioni 72'), Charalampous, Artymata, Ioannou (Pileas  46'), Kastanos (Mamas  72'), Pittas (Sotiriou  77') dhe Loizou.

Në minutën e 85-të, Fisnik Asllani doli vetëm me portier por nuk realizoi pasi portieri rival reagoi për mrekulli.  

84' Lojë e mirë.

80'' Pak minuta deri në fund.

75' Kosova drejt fitores.Në minutën e 71-të, zëvendësuesi Emir Sahiti me gjakftohtësi e me mjeshtri realizoi për 3:0  Ai goditi nga rreth 14 metra në portën e pothuajse të boshatisur, pasi më herët Albion Rrahmani nuk shënoi nga rasti ideal.

70' Lojë e mirë.

67' Largohet Zhegrova.

65' Kosova duhet të jetë e kujdesshme.

61' Qipro ka rritur presionin.

55' Kosova me zemër të madhe.

Kosova - Qipro 3:0

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 12.000.
Shënues: Am. Rrahmani (30'), Er. Krasniqi (52'), Sahiti 71').

Kartona të verdhë: ZHegrova - Laifis, Ioannou.

Gjyqtar: M. Jug (Sllovenia).
Kosova: Aro Muriç, Vojvoda, Am. Rrahmani, Dellova, Rrudhani, Emërllahu, Jashari, E. Krasniqi, Rashica (Muslija 16'), Zhegrova (Sahiti 67') dhe Al. Rrahmani.
Qipro: Demetriou, Andreou, Karo, Laifi, Makris, Charalampous, Artymata, Ioannou (Pileas  46'), Kastanos, Pittas dhe Loizou.

52' Ermal Krasniqi si mjeshtër i madh, nuk e la topin të bie në tokë, goditi nga 15 metra e përtokë në këndin e poshtëm të majtë, 2:0,

50' Kosova po kërkon golin e radhës.

46' Fillon pjesa e dytë.

Ka përfunduar pjesa e parë.45'  Pas shikimit të VAR anulohet penalltia.

44' Krasniqi pengohet dhe penallti.

41' Muharrem Jashari humb një mundësi të mirë, goditja e tij nga 15 metra shkoi jashtë shtyllë së majtë.

40' Kosova kërkon golin e dytë.

37' Kosova po tregon lojë të mirë.34' lojë e mirë.

30' Amir Rrahmani për bukuri depërton duke shënuar nga afërsia, 1.0

Lojë e mirë.

24' Qipro e rrezikshme.

20' Ndeshje e luftuar e me agresivitet nga Qipro.16' Milot Rashica largohet për shkak të lëndiimit, në vend të tij futet Florent Muslija.

15' Lojtarët e Qipros po luajnë me agresivitet ndaj ZHegrovës.

12' Tre kartona të verdhë deri me tash.

9' Nuk ka ende gola.6' Qipro duket mjaft e rrezikshme.

3' Kosova po e kërkon golin.

1' Fillon ndeshja.

 Futbollistët dalin në fushë.

Kosova me disa ndryshime

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte përballet me Qipron, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Dardanët dhe qipriotët do të ballafaqohen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ora 20:45, në një sfidë të rëndësishme për Kombëtaren tonë është në garë për kreun e tabelës.

Pak para duelin janë publikuar edhe formacionet zyrtare:

Kosova: Aro Muric, Vojvoda, Rrahmani, Dellova, Rrudhani, Emërllahu, Jashari, Krasniqi, Rashica, Zhegrova, Rrahmani.

Kosovë – Qipro: formacionet startuese

Kosovë – Qipro: Publikohen formacionet startuese!

Kosova pas një ore zbret në fushë për të pritur Qipron në shtëpi.

Asnjë vend i lirë nuk është në Fadil Vokrri, me Kosovën e cila tenton vetëm tre pikë.

Franco Foda ka bërë disa ndryshime për dallim me ndeshjen e fundit ndaj Lituanisë.

Kosova kërkon fitoren e tretë radhazi

Kosova kërkon fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kombeve, publikohen formacionet zyrtare!

Kosova do të luajë në orën 20:45 kundër Qipros.

Ndeshja në “Fadil Vokrri” ka interes të lartë ku “Dardanët” kërkojnë të arrijnë fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kombeve.

Së fundmi janë publikuar dhe formacionet zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat