Pogba paralajmëron

Futboll

Pogba paralajmëron

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 19:54
Paul Pogba

Mesfushori francez Paul Pogba, nuk e ka hequr dorë përfundimisht nga futbolli.

Ai ka njoftuar rikthimin në Ligue 1 të Francës. Pogba në një intervistë për “L‘Equipe” ka thënë se nuk i dihet së ardhmes dhe është i gatshëm që të luaj sërish në kampionatin francez. 

“Nuk e dimë se çfarë do të na sjellë e nesërmja, pse të mos luaj në Ligue 1. Nuk kam pse të them jo”, ka thënë Pogba.

Francezit së fundmi i është zvogëluar dënimi nga katër vjet në 18 muaj. 

Pogba kishte rezultuar pozitiv në testin për doping muaj më parë. Pogba është pjesë e Juventusit dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2026. Por 31-vjeçari sipas raportimeve të fundit ka vendosur që ta ndërpresë kontratën me gjigantin italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat