Gruda me lëvizje brilante asiston te një supergol, por Gjermania U-21 nuk shkon më shumë se barazimi

Futboll

Gruda me lëvizje brilante asiston te një supergol, por Gjermania U-21 nuk shkon më shumë se barazimi

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 20:33
Pamje nga ndeshja

Brajan Gruda asistoi golin e dytë të Gjermanisë U-21 kundër Polonisë në sfidën që u mbyll barazim 3-3.

Ishte minuta e 21-të, kur sulmuesi shqiptar pas disa lëvizjeve brilante asistoi për Vaner që tundi rrjetën nga jashtëzone.

Gruda u zëvendësua në minutën e 57-të. Më pas Polonia gjeti barazimin. Rezultati 3-3 nuk i prish punë gjermanëve, që tashmë kanë siguruar kualifikimin në Euro 2025.

Kjo pasi e mbyllën si të parët e grupit.

Kujtojmë se Euro 2025 për përfaqësueset U-21 është një kompeticion që do të mbahet në Sllovaki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat