Shqipëria U-21 fiton me armenët

Futboll

Shqipëria U-21 fiton me armenët

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 20:47
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja jonë “Shpresa” ka mundur Armeninë ditën e sotme fal një autogoli të të ftuarve.

Takimi i luajtur në “Air Albania” nuk dhuroi ndonjë shfaqje goleade siç pritej me një kundërshtar që kishte mbaruar llogaritë në grup. Gjithashtu, u vu re një numër i ulët të pranishmish në shkallët e arenës.

Shqipëria fal këtij rezultati minimal arrin në 16 pikë dhe kuotohet në vendin e katërt të klasifikimit në grupin E, që e kryesojnë ballkanasit e Rumanisë me një diferencë të dukshme nga të rinjtë tanë. U-21 –shat tanë arrijnë fitoren e tretë radhazi dhe të pestën në kualifikuese. Ata e mbyllin këtë rrugëtim me statistikat e 5 fitoreve, 1 barazimi dhe 4 humbjeve.

“Modriç” shqiptar, fetai luajti pjesën e dytë pasi u alternua me njën tjetër talent si Tim Civeja. Shpendi i la vendin Tomës, ndërsa minuta mori dhe Kevin Dodaj i Vllaznisë. Autogoli erdhi nga anësori i majtë i armenëve. Me karton të verdhë u faulluan Frroku i mesfushës dhe Bajrami i mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat