Zvicra do të kalojë shumë e shumë vite, mos të themi dekadë, nuk do të ketë më profil si Xherdan Shaqiri.
Ylli nga Kosova, Shaqiri, para pak kohe është pensionuar nga fanella e kombëtares së Zvicrës.
Sonte në ndeshjen Zvicër – Danimarkë, në kuadër të Ligës së Kombeve, Shaqiri është nderuar nga Federata e Futbollit të Zvicrës.
Shaqiri,Yann Sommer dhe Fabian Schar, i thonë lamtumirë kombëtares.
Shpërthejnë duartrokitjet, tifozët janë të emocionuar.
Momente prekëse.
Për Zvicrën i ka luajtur plot 125 ndeshje dhe i ka realizuar 32 gola, secili më i mirë se tjetri. Sommer ka luajtur 94 ndeshje, kurse Schar 86 ndeshje.