Emocionuese për Xherdan Shaqirin, shpërthejnë duartrokitjet 

Futboll

Emocionuese për Xherdan Shaqirin, shpërthejnë duartrokitjet 

Nga: K. Goca Më: 15 tetor 2024 Në ora: 21:15
Pamje

Zvicra do të kalojë shumë e shumë vite, mos të themi dekadë, nuk do të ketë më profil si Xherdan Shaqiri.

Ylli nga Kosova, Shaqiri, para pak kohe është pensionuar nga fanella e kombëtares së Zvicrës.

Sonte në ndeshjen Zvicër – Danimarkë, në kuadër të Ligës së Kombeve, Shaqiri është nderuar nga Federata e Futbollit të Zvicrës.

Shaqiri,Yann Sommer dhe Fabian Schar, i thonë lamtumirë kombëtares.

Shpërthejnë duartrokitjet, tifozët janë të emocionuar.

Momente prekëse.

Për Zvicrën i ka luajtur plot 125 ndeshje dhe i ka realizuar 32 gola, secili më i mirë se tjetri. Sommer ka luajtur 94 ndeshje, kurse Schar 86 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat