Spanja ashtu siç është pritur edhe ka ndalur tre pikë në stadiumin në Cordoba.
Spanjollët para shikusvew të vet e mposhtën me rezultat 3:0 Serbinë.
Serbët pësuan fiako.
Futbollisti Laporte shënoi në minutën e 5-të, pastaj Morata (65’), Baena (77’).
Në minutën e 76-të, Pavlloviq i Serbisë është përjashtuar me karton të kuq.
Duhet theksuar se Morata në minutën e 54-të, dështoi nga penalltia, për të mposhtur portën serbe.
Spanja, kampion i Evropës, nga katër ndeshje ka 3 fitore e 1 barazim, kryesojnë me 10 pikë në Grupin 4 të Ligës së Kombeve dhe Serbia zë vendin e 3-të me 4 sosh..