Kombëtarja e Kosovës ka arritur fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kombeve, për herë të parë në histori.
“Dardanët” triumfuan 3:0 ndaj Qipros.
Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, që Kosova të fitonte 3 ndeshje radhazi, duke regjistruar kështu një statistikë mjaft pozitive.
Golat për “Dardanët” në duelin e sotëm u shënuan nga Amir Rrahmani, Ermal Krasniqi dhe Emir Sahiti. Kosova me këtë fitore ka 9 pikë nga katër ndeshje, teksa mbetet në vendin e dytë, pas fitores së Rumanisë.