Super paraqitje

Futboll

Super paraqitje

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 11:44
Formacioni

Amir Rrahmani e bëri mbrëmë një paraqitje mbresëlënëse me Kombëtaren e Kosovës.

Futbollisti i Napolit i inspiroi Dardanët drejt fitores së pastër me rezultat 3:0 ndaj Qipron në Ligën e Kombeve.

Gjithashtu, Rrahmani e shënoi edhe golin e parë të vendësve pas një veprimi maestral individual, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë mbrëmë.

Për këtë, faqja e specializuar për vlerësimin e lojtarëve, “Sofascore” e përfshiu kapitenin kosovar në ekipin ideal të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.

30 vjeçari u vlerësua me notën 8.4.

Me Rrahmanin në krye, mbrojtja dardane ka qenë gjithmonë më e sigurt.

Kosova e regjistroi mbrëmë fitoren e tretë radhazi në Grupin 2 të Ligës C.

Verdhekaltrit gjenden në vendin e dytë në grup me 9 pikë, tri më pak se liderja Rumania, me të cilën do ta zhvillojnë ndeshjen vendimtare në muajin nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat