Maqedonia shënon ngritje për 3 vende në listën e FIFA-s?!

Futboll

Maqedonia shënon ngritje për 3 vende në listën e FIFA-s?!

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 11:49
Maqedonia

Maqedonia në futboll regjistroi rezultate pozitive në muajin tetor.

Në Ligën e Kombeve, Maqedonia mundi Letoninë dhe Armenia dhe kjo do ti sjell Maqedonisë një ngritje në listën e fundit të FIFA-s. Maqedonia shënoi fitore në dy përballjet, pa pësuar gol, me rezultat 3-0 dhe 2-0.

Dhe me këtë ecuri, Maqedonia do të arkëtojë 9 pikë të reja dhe do të shënojë ngritje për 3 vende.

Në renditjen e radhës, i cili do të konfirmohet më 24 tetor, sipas përllogaritjeve të fundit, Maqedonia do të jetë në vendin e 69-të në listën e FIFA-s.

Ndërkohë në kreun e renditjes së FIFA-s nuk priten shumë ndryshime. Në krye është Argjentina, e ndjekur nga Franca, Spanja, Anglia dhe Brazili. Në “TOP-10”, Portugalia kalon në vendin e shtatë, ndërsa Holanda bie në vendin e tetë, ndërsa Italia është e nënta dhe Kolumbia mbylli TOP 10-shin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat