Në Munih Thomas Tuchel fitoi 37 prej 61 ndeshjeve ku drejtoi Bayernin ndërsa skuadra dështoi që të fitonte titullin kampion për të dymbëdhjetën herë radhazi.
Përtej këtyre shifrave 51-vjeçari ka dështuar që të fitonte zemrën e Uli Hënesit.
Presidenti i nderit i Bajernit gjatë një takimi sekret të mbajtur javën e kaluar në “Allianz Arena” përballë 120 punonjësve të klubit ka mbajtur një fjalim ku ka përmendur edhe epokën Tuchel.
Në samitin e titulluar “Leadership Summit” Hënes u tha të pranishmëve për rëndësinë e identitetit bavarez të klubit ndërsa nuk harroi që të theksonte se Tomas Tuhel ishte një “katastrofë” për klubin.
“Sport Bild” ka bërë publike pjesë të fjalës së Hënes, i cili akuzonte Tuhel se nuk bënte mjaftushëm për të promovuar lojtarët e rinj.