Lajm i mirë për Alimin

Futboll

Lajm i mirë për Alimin

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 12:12
Isnik Alimi

Mesfushori strugan te Maqedonia e Veriut, Isnik Alimi, është përfshirë në formacionin më të mirë të Ligës së Kombeve, ndërsa bashkë me të edhe kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

Që të dy bënë paraqitje shumë të mira në ndeshjet e tyre të fundit në kuadër të Ligës “C” të Kombeve.

Alimi përveç golit të shënuar ndaj Armenisë, ai asistoi edhe në golin e parë të shënuar  nga Bojan Miovski, duke konfirmuar formën e mirë nëpër të cilën po kalon.

Një gjë e tillë nuk ka mundur pa u vërejtur edhe nga UEFA, që emrin e struganit e ka vendosur në 11-shen më të mirë, duke e vlerësuar atë me notën 8.8.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat