Pas ndeshjeve të kombëtareve, Kategoria e Parë rikthehet

Futboll

Pas ndeshjeve të kombëtareve, Kategoria e Parë rikthehet

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Pas ndeshjeve të kombëtareve, Kategoria e Parë rikthehet.

Java e tetë e kampionatit do të luhet e ndarë në 2 ditë, të dielën dhe të hënën.

Kalendari ka rezervuar përballje shumë interesante në këtë javë të kampionatit. Të dielën do të luhen 4 takime në orën 14:00. Vora do të përballet me Lushnjën, ndërsa kryesuesit e Besës do të luajnë në transfertë ndaj Erzenit. Valbona do të presë në shtëpi Korabin, ndërsa Kukësi do të masë forcat me Kastriotin.

Të hënën, po në orën 14:00, do të luhen edhe 2 sfidat e fundit të javës.

Në Vlorë, Flamurtari vendas do të përballet me Pogradecin, ndërsa në Fier do të luhet takimi Apolonia-Burreli..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat