Ndeshjet e Kombëtares kanë përfunduar dhe tashmë ekipet do të rikthehen në fushën e lojës duke nisur që nga fundjava. Kështu Superiorja do të luajë javën e 9-të të saj, ku duele të luftuara janë në program.
Java e fundit e fazës së parë do të luhet në dy ditë, të shtunë dhe të dielë. Më 19 tetor do të luhen 3 sfida. Gjithçka do të ngre siparin me duelin mes Laçit dhe Vllaznisë, sfidë që do të luhet në Laç në orën 14:00.
Paralelisht do të luhet edhe në Rrogozhinë, ku Egantia do të presë në “Egnatia Arena” skuadrën e Teutës. Të dyja ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 9-të. Ndërkohë në orën 17:00 e gjithë vëmendja do të jetë te derbi mes Tiranës dhe Dinamos.
Ndërkohë ditën e dielë më 20 nëntor do të zhvillohen dy takimet e mbetura. Në orën 14:00 do të përplasin “brirët” mes tyre Bylisi dhe Skënderbeu, ndërsa në orën 17:00 të gjithë do të jenë “sy e veshë” nga “Elbasan Arena”, aty ku Elbasani pret Partizanin.
Abissnet Superiore – Java 9
E shtunë, 19 tetor
Laçi-Vllaznia 14:00
Egnatia-Teuta 14:00
Tirana-Dinamo City 17:00
E diel, 20 tetor
Bylisi-Skënderbeu 14:00
AF Elbasani-Partizani 17:00