16 sfida marrin vëmendjen në Kupën e Shqipërisë

Futboll

16 sfida marrin vëmendjen në Kupën e Shqipërisë

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 12:27
Ndeshjet

E gjithë vëmendja e tifozëve shqiptar ishte e përqendruar te Kombëtarja dhe sfidat që kuqezinjtë zhvilluan ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Por menjëherë pas këtyre përballjeve, Kombëtarja i dorëzoi  “stafetën” Kupës së Shqipërisë.

Ndeshjet e fazës së 1/32 të Kupës së Shqipërisë do të luhen më 16 tetor. Në këtë raund marrin pjesë 2 ekipet e renditura në vendin e 9-të dhe të 10-të të “Abissnet Superiore” në Sezonin 2023-2024 si dhe 12 ekipet pjesëmarrëse në kampionatin e Kategorisë së Parë në Sezonin 2023-2024.

16 ekipet e renditura në tetë vendet e para të Kategorisë së Dytë të grupeve A dhe B në sezonin 2023-2024, si dhe dy ekipet e kualifikuara nga turi para-eleminator. Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 13:30 dhe janë vetëm me një takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat