Daku në foton e “legjendave” me Kvaratskhelian

Futboll

Daku në foton e “legjendave” me Kvaratskhelian

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 13:13
Daku e Kvaratskhelia

Këtë herë nuk ishte titullar, por kjo nuk prishi punë. Mirlind Daku e regjistroi edhe një ndeshje me kombëtaren, ndërsa pas saj pozoi me yllin më të mirë të Gjeorgjisë, Khvicha Kvaratskhelia.

Mediat ruse nuk ngurruan ta kapnin këtë moment dhe ta komentonin.

Kjo, sepse Daku është pjesë e ekipit të Premier Ligës ruse, Rubin, ndërsa edhe Kvaratskhelia ka luajtur në të kaluarën për ekipin nga Tartaria.

“Dy lojtarët më të mirë të Rubinit në 10 vitet e fundit”, shkruan në njërën prej mediave në rrjet.

Daku është padyshim numri 1 i skuadrës nga qyteti i Kazanit në dy sezonet që po luan me atë fanellë.

Jo më kot, ka shënuar 16 gola e shërbyer 7 asistë në 39 ndeshje, duke qenë titullar i padiskutueshëm, dhe kandidat për Këpucën e Artë. Foton e botoi edhe klubi i Rubinit në faqen e tij zyrtare në Telegram, madje me një koment shumë domethënës, shkruan abcnews.

“Sesa legjendare është kjo foto, nuk mund të shpjegohet me fjalë”, shkruhej në postim.

Kvaratskhelia luajti për tre vjet në Kazan, ndonëse nuk e pati nivelin e statistikave të Dakut, pasi në 73 ndeshje shënoi vetëm 9 herë, ndonëse dha 18 pasime për gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat