I pazëvendësueshëm me Kombëtaren, lojtar pankine me Inter

Futboll

I pazëvendësueshëm me Kombëtaren, lojtar pankine me Inter

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 13:14
Kristjan Asllani

I pazëvendësueshëm me kombëtaren, por zgjedhje e dytë ose e tretë tek Inter. Kristjan Asllani po jeton histori paralele në këtë moment të karrierës, ndërsa paraqitjet e tij të fundit me skuadrën kuqezi, që u kurorëzuan me golin e fitores kundër Gjeorgjisë, e kanë kthyer atë sërish në qendër të vëmendjes edhe në mediat italiane.

Këtë diferencë, mes skuadrës shqiptare dhe Inter e ka evidentuar edhe “La Gazzetta Dello Sport”. E përditëshmja më e madhe sportive përtej Adriatikut nënvizon faktin se Kristjan Asllani nuk po gjen hapësirat që kërkon dhe ato që priteshin prej tij tek Inter, ndërsa shkak kryesor për këtë sheh rivalitetin e theksuar në mesfushën zikaltër.

Për talentin e tij të gjithë janë të sigurtë, mbi të gjithë Silvinjo që e ka kthyer në një prej shtyllave të kombëtares së Shqipërisë. Por edhe në klubin interist dhe konfirmim për këtë është rinovimi i kontratës që iu afrua dhe që e firmosi vetëm pak javë më parë.

Por shpërthimi i tij në Serinë A po pengohet nga hierarkia në zgjedhjet e trajnerit Simone Inzaghi. Asllani ka përpara tij tek Inter, lojtarë si Calhanoglu, Barella, Mikitarian apo edhe Fratezi.

Si pasojë, mesfushori shqiptar ka dy zgjedhje për të ndryshuar këtë situatë. Të dyja janë të vështira, ose të bëjë diçka përtej të zakonshmes për të ndryshuar mendimin e trajnerit Inzaghi, ose të mendojë të ndryshojë ambjent për të gjetur një tjetër skuadër ku të ketë më shumë hapësira për të luajtur me vazhdimësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat