Atmosferë e bukur në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, Kosova ngadhënjeu me rezultat 3:0 ndaj Qipros në kuadër të Ligës C të Kombeve në futboll.
Çdo fitore e djelmoshave tanë i pengon Serbisë.
Çdo organizim shembullur i pengon Serbisë.
Pamje e bukur në stadiumin "Fadil Vokrri", pankarta e mrekullueshme
Sidomos tifozët “Dradanët” që janë të mrekullueshëm madje pankartan e madhe që u shpalos mbrëmë, i elektrizon serbët!
Kosovës ia ka lakmi edhe shumë shtete të Evropës për publikun që ka.
Një pamflet serb “Kurir” sot ka llomotitur duke shkruar: “Një skandal i madh ka ndodhur në ndeshjen e kombëtares së Kosovës në Lidhjen e Kombeve.
]Në ndeshjen kundër skuadrës së Qipros, tifozët e të Kosova shfaqi një pankartë të madhe që tregon hartën e Kosovës me flamurin shqiptar në mes.
Kjo tregoi se vendi ynë është vend i shqiptarëve dhe jo siç jemi mësuar të shohim koreografi në shumë vende kundër Kosovës”.
Jo veëtm me kaq, ky pamflet e gabon edhe rezultatin e ndeshjes duke shkruar kësisoj: “Përndryshe, Kosova mundi Qipron 3:1 dhe kështu mbeti në garën për vendin e parë në grup me Rumaninë. Por ende duhet të shkojnë në Bukuresht, ku ndoshta nuk do të kalojnë mirë”.