Lajm i keq për Kristjan Asllanin

Futboll

Lajm i keq për Kristjan Asllanin

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 13:56
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani te Kombëtarja shqiptare është një titullar i padiksutueshëm. Paraqitjet e tij me fanellën kuqezi janë fantastike, ku ndaj Gjeorgjisë arriti të shënojë golin vendimtar të sfidës.

Por pavarësisht formës së mirë që ka me Kombëtaren, te Interi nuk ka arritur ende të fitojë një fanellë titullari. Drejtuesit kanë nisur nga puna për gjetjen e një zëvendësuesi dhe për pozicionim që luan Asllani kanë piketuar lojtarin e preferuar sipas "Tuttomercato.web".

Kështu Adrian Bernabe, i cili luan me Parmën është në “radarin” e zikaltërve. Paraqitjet e tij me Parmën kanë bërë që kampionët të nisin punën për transferimin e tij te Interi gjatë merkatos së janarit.

Një lëvizje kjo që do të ngrinte shumë dyshime për të ardhmen e Asllanit te zikaltërit. Mesfushori shqiptar është në vitin e 3-të të tij te Interi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat