Nata e mbrëmshme ishte natë ëndrrash për Emir Sahitin.
Futbollisti ishte protagonist në fitoren e Kombëtares së Kosovës pasi kontribuoi me një gol ndaj Qipros, të cilën Dardanët e mposhtën me rezultat të pastër, 3:0.
Për mesfushorin kreativ ky ishte goli i parë për Kombëtaren dhe kjo e bëri të ndihet krenar, mbi të gjitha pasi shënoi para publikut në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Është shumë ndjenjë e mirë të shënosh gol, sidomos goli i parë për Kombëtaren, për atdheun tënd.
Po ndihem shumë, shumë, shumë mirë. Me rëndësi që kemi fituar, por është e mirë edhe kur shënon.
Ishalla do Zoti me vazhdu kështu me gola, me asistime dhe me fitore”, deklaroi fillimisht futbollisti i Hamburgut për faqen zyrtare të FFK-së.