Synimi i presidentit Laporta

Futboll

Synimi i presidentit Laporta

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 15:17
Barcelona

Barcelona ka nisur bisedimet me tre nga lojtarët e vet që i konsideron shumë të rëndësishëm për projektin e ardhshëm të klubit dhe kontrata e të cilëve përfundon në vitin 2026.Pedri Gonzalez (21 vjeç), Gavi (20) dhe Araujo (25) janë tre lojtarët që janë në krye të agjendës së klubit për përmirësimin e kontratave të tyre.

Pozitiv është fakti se sipas burimeve nga klubi i Barçës, ka optimizëm se zgjatja e kontratës së dy të parëve mund të mbyllet gjatë këtij sezoni.

Me mbrojtësin uruguaian situata është më e paqartë, por në klub perceptojmë se tek ai një predispozicion më të madh për të vazhduar, pas dyshimeve që ai filloi të kishte dimrin e kaluar, kur Bajerni i Mynihut bëri gjithçka për nënshkrimin e tij.

Synimi i presidentit Laporta dhe drejtorit sportiv Deko është t’i lidhë lojtarët me një kontrata afatgjatë deri në vitin 2030, pra të qëndrojnë edhe pesë vite të tjera. Tani për tani, ata kanë një kontratë me klubin vetëm për një sezon tjetër përveç atij aktual.

Barça dëshiron t’i mbyllë negociatat shpejt, por koha do të ndikohet gjithashtu nga kapaciteti financiar i klubit si dhe nga qëndrimi brenda rregullave të fair play financiar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat