Vendoset ku do të luhet sfida me Dinamon

Futboll

Vendoset ku do të luhet sfida me Dinamon

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 15:42
Tirana

Tirana – Dinamo është një nga supersfidat e javës së 9-të të Superiores. 2 ekipet do të luajnë mes tyre derbin e parë të këtij sezoni, sfidë kjo që do të zhvillohet ditën e shtunë e parashikuar për në orën 17:00.

Ky derbi nuk do të luhet në “Air Albania”, pasi arena kombëtare nuk është në gjendje të mirë për shkak të sfidave të Kombëtares. Sipas “RTSH Sport” bëhet me dije se kjo supersfidë është vendosur të luhet në Vlorë.

Klubet dhe FSHF-ja kanë rënë dakort mes tyre që Tirana – Dinamo të përballen mes tyre në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës ditën e shtunë.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i axhendës së ndeshjes nga ana e klubit bardheblu, për të mësuar më pas edhe orën kur do të startojë kjo ndeshje..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat