Slot sfidon Ten Hagun dhe Guardiolën

Futboll

Slot sfidon Ten Hagun dhe Guardiolën

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 15:53
Ten Hag e Guardiola

Liverpool duket se do të rivalizojë Manchester United dhe Manchester City për mesfushorin e Inter-it, Nicolo Barella.

Sipas spanjolles Fichajes, skuadra e Arne Slot është e interesuar për Barella. Zikaltrit kërkojnë rreth 90 milionë euro për kartonin e mesfushorit.

Barella, 27 vjeç, ka qenë një pjesë e rëndësishme e Inter-it të Simone Inzaghit dhe suksesit që ka ardhur nën drejtimin e tij. Ai luajti 48 ndeshje në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar, duke regjistruar dy gola dhe shtatë asiste.

Manchester United u mundua ta merrte ish-lojtarin e Cagliar-it, por u refuzua nga zikaltrit.

Tani, Liverpool-i ka vendosur të futet në garë bashkë me Manchester City-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat