Kapiteni i Polonisë, Robert Lewandowski e nisi nga bankina lojën kundër Kroacisë në Ligën e Kombeve (3:3).
Sipas trajnerit Michal Probierz, Lewandowski e pësoi një lëndim gjatë ngrohjes, arsye kjo përse ai nuk e nisi lojën nga minuta e parë.
Sidoqoftë, veterani i sulmit u fut në lojën ë pjesën e dytë dhe e pësoi një ndërhyrje të ashpër nga ana e portierit kroat, Dominik Livakovic, i cili u përjashtua nga loja me karton të kuq.
Pas lojës, mediumi spanjoll “Sport” raportoi se Lewandowski e ka lëshuar stadiumin në Varshavë duke çaluar, ndonëse ky medium ka marrë informata se gjendja e sulmuesit të Barcelonës “është e mirë”.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse lëndimi është më i rëndë, duke e pasur parasysh se gjiganti katalunas së fundmi njoftoi se një tjetër lojtar i rëndësishëm, Lamine Yamal, pësoi lëndim.
Barça është para një serie të ndeshjeve vendimtare në ditët e ardhshme.
Të dielën do të përballet me Sevillën në La Liga, më pas më 23 tetor do ta presë Bayern Munichun në Ligën e Kampionëve, e në fund më 26 tetor do të luajë në El Clasico kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu.
Prezenca e Lewandowskit do të jetë kyçe për ekipin katalunas në këto sfida të rëndësishme duke e pasur parasysh formën e jashtëzakonshme nëpër të cilën po kalon në këtë fillim-sezoni.