Kur Dragan Xhajiqi u fut në Kosovë, ky ishte premtimi i tij për serbët që kurrë nuk u realizua!

Futboll

Kur Dragan Xhajiqi u fut në Kosovë, ky ishte premtimi i tij për serbët që kurrë nuk u realizua!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 tetor 2024 Në ora: 16:54
Kjo foto është me 30 nëntor të vitit 2018. Xhajiqi ilegalisht futet në Kosovë

Sot është kryetar i Federatës së Futbollit të Serbisë, Dragan Xhajiq, me të cilin Armand Duka si president i Federatës së Futbollit Shqiptar, do me organizuar Kampionatin Evropian U21 në vitin 2027!

Armand Duka po do me e organizuar një garë madhore me Federatën e Futbollit të Serbisë, me ata që Kosovën e sulmojnë natë e ditë dhe nuk lanë ndeshje ndërkombëtare madhore pa shpalosur pankarta provokuese! 

Kush është Dragan Xhajiqi?

Kur u fut në Kosovë, ai iu premtojë serbëve se do të sjell së shpejti Cërvena Zvezdën!

Në atëkohë, ka qenë kryetar nderi i klubit famëkeq Cërvena Zvezda!

Kjo fotografi dëshmon qartë, se Xhajiqi me Zvezdan Terziqin e Mitar Mërkellën, jo vetëm që shkelën sovranitetin e shtetit të Kosovës më 30 nëntor të vitit 2018, por premtuan që do ta sjellin Zvezdën.

Kjo nuk u realizua kurrë, falë shteti të Kosovës që nuk ka lejua një klub nga një shtet tjetër të futet në tokën tonë.

Çfarë premtojë Xhajiqi që në fillim të viteve të 90-ta, e kishte si shef në Zvezdë kriminelin e luftës, Zhelko Razhnatoviq!

Jo me kaq, në qershor të vitit 2020 e ka nderuar me fanellën me numër 1 të Zvzzdës kriminelin e luftës, famëkeqin Dragan Vasiljkoviq, me nofkën kapetan Dragani!

Për çka komentatori serb, Millojko Pantiq, e quajti turpi i turpit Xhajiqin dhe sojin e tij!

Pantiqi si një zvezdash i madh, hoqi dorë dhe u distancua nga ky klub famëkeq, që në vitet e 90-ta, tifozët “Delija” të asaj kohe, një pjesë e madhe ishin pjesë e formacioneve paramilitare në luftëra kundër popujve boshnjakë në Bosnje, kroatëve në Kroaci dhe shqiptarëve të Kosovës. 

Më 30 nëntor të vitit 2018, përfaqësuesit e Cërvena Zvezdës, Dragan Xhajiq, Zvezdan Terziq dhe Mitar Mërkella, në amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave Teknike në Mitrovicë u takuan me përfaqësues të studentëve dhe klubeve ilegale sportive serbe që veprojnë në Kosovë.

Ky Xhajiqi, me të cilin sot Duka e do për bashkëpunim, Kosovën e quante Metohi!

"Faleminderit o njerëz për këtë pritje të ngrohtë. Ne në Beograd ndjekim ngjarjet në Kosovë dhe Metohi, ju pëkrahim në hallet tuaja. E dimë që keni probleme, por në bazë të asaj që pashë sot këtu, besoj se ne Së bashku do t'i tejkalojmë vështirësitë, shpresoj që Zvezda një ditë ta vizitojë sërish Mitrovicën”, kishte thënë Xhajiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat