Nazmi Gripshi është kthyer brenda shumë pak kohësh në një nga emrat kryesorë të skuadrës së Astanës në futbollin kazak. Mesfushori ofensiv, jo vetëm është një nga ideatorët e aksioneve të kësaj skuadra, por po gjen me rregullsi edhe vetë rrugën e rrjetës.
Kështu ka ndodhur edhe sot, në sfidën ndaj Shakhtar Karagandi, ku ndihmoI Astanën në fitoren 3-0 teksa shënoi një nga golat e duelit.
I rreshtuar si gjithmonë titullar, Gripshi ishte ai i cili tundi rrjetën në minutën e 54-t, të ndeshjes, duke shënuar golin e tretë për ekipin e tij, ndërsa goli i dytë ishte shënuar nga ish-sulmuesi i Besës dhe Skënderbeut, Çinedu.
Ky ishte goli i tretë për Gripshin në këtë kampionat me Astanën, në vetëm 7 ndeshje të luajtura duke treguar se sa shpejt është përshtatur me këtë klub.