Çekia e di problemin e Hysajt

Futboll

Çekia e di problemin e Hysajt

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 17:23
Elseid Hysaj

Sa herë që Shqipëria ka probleme, mendimi i parë që na vjen ndërmend për t’i hedhur fajin është Elseid Hysaj. Mbrojtësi nga Malësia e Madhe është kthyer në një çështje diskutimi prej kohësh.

Ai, sidoqoftë, nuk është lojtar pa CV dhe nuk i ka hyrë në hak askujt për vendin e titullarit. Ajo që dihet me siguri është se situata e tij aktuale nuk është aspak pozitive dhe kjo ndikon shumë në fushë

I ftuar në “Koha Shtesë”, trajneri Bylbyl Sokoli ka dhënë një koment pikant.

Sipas tij, Çekia ishte e informuar mirë për aktualitetin e Hysajt dhe kjo ndikoi edhe në fushë.

“Hysaj jep shpirtin. Ai jep gjithçka për Kombëtaren.

Të gjithë sulmin që ne i bëjmë atij, e shfrytëzon shumë edhe kundërshtari. Vura re që ëekia kishte lexuar sesi po komentohej Hysaj në Shqipëri dhe në aksionet e tyre kërkonin vetëm që të shkonin në krahun e Hysajt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat