Kosova dhe Shqipëria mund të përballen në kualifikuese!

Futboll

Kosova dhe Shqipëria mund të përballen në kualifikuese!

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 17:24
Flamuri i Kosovës dhe i Shqipërisë

Shorti për ndeshjet kualifikuese të Botërorit do të hidhet më 13 dhjetor. Sfidat e para do të luhen në mars 2025 dhe ne i presim me padurim, sepse ëndrra e Kupës së Botës është më e madhja.

Kontinenti europian ka 16 përfaqësuese. Kualifikueset do të luhen në 12 grupe, nga të cilat kryesuesit do të shkojnë drejtpërdrejt në Botëror, ndërsa vendet e dyta do të luajnë një play-off me katër skuadrat më të mira të Nations League.

Kosova dhe Shqipëria mund edhe të jenë në të njëjtin grup për kualifikueset, meqë Kosova është në vazon e katërt, kurse Shqipëria në vazon e tretë.

Në vazon e parë do të jenë Franca, Spanja, Anglia, Belgjika, Holanda, Portugalia, Italia, Gjermania dhe Kroacia. Vetëm katër kombëtare janë të sigurta në vazon e dytë: Ukraina, Turqia, Suedia dhe Uellsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat