Varane: Të gjitha klubet e mëdha duhet të kopjojnë Realin

Futboll

Varane: Të gjitha klubet e mëdha duhet të kopjojnë Realin

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 17:26
Varane

“Çfarë kanë bërë ata prej vitesh, me mua, Valverde, Vinicius apo Rodrygo, është e jashtëzakonshme”

Gjatë një interviste të gjatë dhënë për L'Equipe, Raphaël Varane flet edhe për kohën e tij te Real Madrid: "Kam pasur fatin të arrij në një klub që u jep të rinjve kohë për të mësuar në një nivel shumë të lartë dhe për t'u pjekur fizikisht.

Çfarë kanë bërë ata prej vitesh, me mua, (Federico) Valverde, Vinicius apo Rodrygo, është e jashtëzakonshme.

Të gjitha klubet e mëdha duhet të kopjojnë Realin”.

“Një epokë e artë në Madrid: "José Mourinho filloi diçka të madhe. Ancelotti arriti ta transformonte atë dhe më pas ne kishim brezin e artë në kulmin e tij, me Zidane në krye.

Ai më thirri për të nënshkruar me Real Madridin dhe kështu e takova si trajner, mësova shumë prej tij, edhe nëse nuk ishim gjithmonë dakord për gjithçka”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat