Sapo kanë përfunduar ndeshjet e fazës së 1/32-ve të finales së Kupës së Shqipërisë. 16 skuadra janë kualifikuar për në turin tjetër të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në vend.
E vetmja surprizë e këtij turi ka qenë eliminimi i Lushnjës, që është mposhtur 1-0 në shtëpi nga Oriku. Në ndeshjet e tjera nuk ka pasur surpriza dhe kanë qenë skuadrat favorite ato që kanë fituar.
Dy skuadrat e “Abissnet Superiore”, Bylisi dhe Elbasani fitojnë bindshëm në shtëpi, ndërsa bie në sy fitorja e thellë e Flamurtarit përballë Devollit.
Kupa e Shqipërisë – Rezultatet
ELBASANI - TURBINA 4:0
APOLONIA – KËLCYRA 3:0
BESA – TËRBUNI 4:3
BURRELI – SOPOTI 4:0
BYLIS – ADRIATIKU 5:1
ERZENI – NAFTËTARI 1:0
FLAMURTARI – DEVOLLI 15:1
KASTRIOTI – BUTRINTI 3:1
VALBONA – BESËLIDHJA 1: 0
KORABI – KOPLIKU 5:2
KUKËSI – ALBANËT 6:0
LUSHNJA – ORIKU 0:1
LUZI – SHKUMBINI 5:0
POGRADECI – LUFTËTARI 2: 0
TOMORI – ILIRIA 1:2
VORA – GRAMSHI 6-:1