Messi, 20 vjet më parë bëri debutimin me Barçën

Futboll

Messi, 20 vjet më parë bëri debutimin me Barçën

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 18:42
Lionel Messi

Lionel Messi shënoi një tripletë teksa Argjentina fitoi 6-0 kundër Bolivisë. Legjenda e gjallë e futbollit botëror ka arritur kështu 109 gola në 187 ndeshje me kombëtaren e tij dhe synon Botërorin 2026, objektivin e tij të fundit para daljes në pension.

E tija është një histori e pabesueshme, një karrierë që e çoi atë të fitonte të gjithë trofetë dhe tetë herë Topin e Artë. Siç kujton edhe Barcelona, ​​gjithçka filloi saktësisht 20 vjet më parë: më 16 tetor 2004, talenti nga La Masia bëri debutimin e tij profesional në moshën 17 vjeç, tre muaj e 22 ditë.

Frank Rijkaard e futi nga stoli në minutën e 82-të të derbit kundër Espanyolit, të cilin e fituan 1-0. Messi hyri në vend të Decos, në fushë ishin Ronaldinho, Samuel Eto'o, Andres Iniesta, Xavi... Momenti që shënoi një epokë.

Trofetë e fituar nga Messi

10x LaLiga

8x Superkupa e Spanjës

7x Copa del Rey

4x Liga e Kampionëve

3x Kupa e Botës për Klube

3x UEFA Superkupë

2x Copa America

2x Ligue 1

1x Superkupa Franceze

1x Kupa e Botës

1x Olimpiada

1x Finalja e Madhe

1x Kupa e Botës U20

1x Kupa e Ligës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat