Reagon për herë të parë Frederik Veseli

Futboll

Reagon për herë të parë Frederik Veseli

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 18:52
Frederik Veseli - djathtas

Frederic Veseli ishte “bomba” e merkatos në Superiore, duke firmosur me Egnatian. Kampionët e Shqipërisë ia dolën që të transferonin mbrojtësin e Kombëtares, me këtë të fundit që nënshkroi kontratë 2-vjeçare.

Për herë të parë pas këtij transferimi ka reaguar dhe vetë futbollisti.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, qendërmbrojtësi shprehet i lumtur për këtë aventurë të re me klubin rrogozhinas.

“I lumtur për këtë aventurë të re së bashku me Egnatian.

Faleminderit klubit për besimin dhe shpresoj të arrijmë objektivat me sukses”, shkruar Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat