Morata, gol në “shtëpi”

Futboll

Morata, gol në “shtëpi”

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 19:57
Alvaro Morata

Kapiteni i Spanjës, Alvaro Morata është kthyer te goli me kombëtaren, teksa ka rezultuar një nga tri golat e fitores kundër Serbisë. Pas takimit, ai ka zbuluar dhe një të fshehtë, që e lidh me qytetin e Kordobës, aty ku dhe u zhvillua takimi.

“Nuk e di nëse shumë njerëz e dinë këtë, por unë kam kaluar një pjesë të madhe të fëmijërisë sime këtu (Kordobë).

Kam kujtime të mrekullueshme. Mund t’i falënderoj sepse më kanë ndihmuar edhe pas penalltisë së humbur.

Por në fund uroj t’ia ke shpërblyer me golin që shënova më pas. Jam i lumtur që kemi fituar dhe për golat e shënuar, veçanërisht ai i Baenës”, tha kapiteni.

Morata ka dashur që suksesin t’ia kushtojë dhe lojtarëve të dëmtuar. “Është mëkat për dëmtimet e shumta, të gjithë na mungojnë, ndaj ky sukses shkon dhe për ta. Por ne kemi shumë lojtarë të rinj dhe Spanja ka një të ardhme të madhe”, tha kapiten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat