Carvajal ndryshon planet e Real Madrid

Futboll

Carvajal ndryshon planet e Real Madrid

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 20:16
Ancelotti e Carvajal

Real Madridi e ka vendosur: mbrojtësi i djathtë që i duhet skuadrës është Trent Alexander-Arnold. Dani Carvajal ka pësuar dëmtim të rëndë në gju dhe duhet urgjentisht një zëvendësues.

Sipas Relevo, marrëveshja me lojtarin thuajse është arritur, por vetëm në parim. Në korrik 2025 ai mund të transferohet si lojtar i lirë, por në Madrid e duan që në janar.

Liverpool do të bëjë gjithçka që ka në dorë për ta penguar shitjen e anglezit në janar, por ndoshta kjo është e vështirë, sepse një lojtar i pamotivuar nuk e shtyn dot sezonin deri në fund.

Nëse transferimi kryhet në janar, Liverpool pritet të përfitojë rreth 25 mln euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat