UEFA gjobiti Federatën Kroate të Futbollit

Futboll

UEFA gjobiti Federatën Kroate të Futbollit

Nga: K.G. Më: 16 tetor 2024 Në ora: 20:30
Tifozët

Kombëtarja e Kroacisë ka mundur 1:0 Poloninë më 8 shtator në Osijek.

Ky është dënimi për Federatën e Futbollit të Kroacisë

UEFA ka gjobitur Federatën Kroate të Futbollit (HNS) me 34.500 euro për shkak të sjelljes josportive të tifozëve dhe lojtarëve në ndeshjen në Osijek kundër Polonisë në Ligën e Kombeve.

Federata u gjobit me 15,000 euro për shkak se tifozët hodhën objekte në fushë, 4,500 për ndezjen e fishekzjarreve dhe 8,000 euro për tifozët që vraponin në fushë.

Gjithashtu, federata është gjobitur me 7000 euro për paralajmërime publike për lojtarët dhe zyrtarët në Opus Arena, transmeton Hina.

Polonia dhe Kroacia luajtën të martën në mbrëmje në Varshavë dhe ndeshja përfundoi në barazim 3:3.

Dy xhiro para fundit, në tabelën e Grupit 1 në Ligën e Kombeve A, Kroacia është në vend të dytë në tabelë me shtatë pikë, tre më pak se Portugalia kryesuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat