Djali i Van Bommel ka një sinjal për klubin kuqezi

Futboll

Djali i Van Bommel ka një sinjal për klubin kuqezi

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 20:54
Ruben van Bommel

Mark van Bommel ka luajtur shumë pak te Milani, por i kanë mjaftuar vetëm pak ndeshje për t’u dashuruar me klubin kuqezi.

Ai ende mbahet mend për pasionin dhe përkushtimin që ka treguar në Milano.

I biri, Ruben van Bommel, duket se ka marrë shumë nga “nervi” i ish-mesfushorit.

Plani i tij në karrierë është që një ditë të luajë për “Djallin”.

Lojtari i AZ Alkmaar së fundmi ka deklaruar se transferimin te Milani e ka ëndërr dhe këtë e ka thënë me shumë krenari.

“Kam jetuar për një vit e gjysmë në Milano. Isha fëmijë dhe që atëherë jam dashuruar me klubin. Shohim nëse i kam kam cilësitë për ta bërë këtë kapërcim. Do të bëj gjithçka për t’ia arritur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat