The Sun: Barcelona ka një plan B dhe një plan C

Futboll

The Sun: Barcelona ka një plan B dhe një plan C

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 20:56
Haaland

Gazeta britanike “The Sun” raporton planin e detajuar të Barcelonës për merkaton e sulmit.

Sipas saj, katalanasit duan që Erling Haaland të jetë blerja e madhe e verës.

Norvegjezi është synimi kryesor i Barcelonës, por kostoja e tij tepër e lartë mund të prishë punë. Kështu, Barcelona ka një plan B dhe një plan C.

Në radhë vjen Alexander Isak, pasuar nga Darwin Nunez. Të dy janë lojtarë klasi dhe garantojnë cilësi për skuadrën. Kostoja e tyre llogaritet e ngjashme, rreth 80-85 mln euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat