Nëse Brazili i Dorival Junior tashmë është i mbushur me yje, nga Vinicius te Rodrygo, pa harruar dhe Endrick, ka ende një top lojtar që ka munguar prej muajsh.
Ky është Neymar Junior i cili, që nga ajo natë makthi më 18 tetor 2023, kur iu dëmtua gjuri kundër Uruguajit, nuk e ka veshur më fanellën e Seleçãos.
Por është dikush që nuk mund të mos e mendojë dhe ta thërrasë krahëhapur, është vetë Rodrygo:
“Dua që të kthehet sa më shpejt dhe unë e di se ai është duke u përmirësuar çdo ditë. Ai është rikthyer në stërvitje me grupin.
Tani duhet të presim dhe të shpresojmë se është mirë, që të jetë në ekipin ndeshjet e ardhshme me Seleçãon.