Rodrygo për Neymarin: Dua që të kthehet sa më shpejt

Futboll

Rodrygo për Neymarin: Dua që të kthehet sa më shpejt

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 21:02
Rodrygo dhe Neymar

Nëse Brazili i Dorival Junior tashmë është i mbushur me yje, nga Vinicius te Rodrygo, pa harruar dhe Endrick, ka ende një top lojtar që ka munguar prej muajsh.

Ky është Neymar Junior i cili, që nga ajo natë makthi më 18 tetor 2023, kur iu dëmtua gjuri kundër Uruguajit, nuk e ka veshur më fanellën e Seleçãos.

Por është dikush që nuk mund të mos e mendojë dhe ta thërrasë krahëhapur, është vetë Rodrygo:

“Dua që të kthehet sa më shpejt dhe unë e di se ai është duke u përmirësuar çdo ditë. Ai është rikthyer në stërvitje me grupin.

Tani duhet të presim dhe të shpresojmë se është mirë, që të jetë në ekipin ndeshjet e ardhshme me Seleçãon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat