Alp Idrizi nënshkruan kontratë profesionale me klub gjerman

Futboll

Alp Idrizi nënshkruan kontratë profesionale me klub gjerman

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 21:04
Alp Idrizi

Do të jetë ylli i së ardhmes.

Fjala është për Alp Idrizin, talenti i ri nga Gjilani i cili ka nënshkruar një kontratë profesionale me klubin e njohur gjerman ”Sc 1919 Zwiesel”, një marrëveshje që është bërë publike nga vetë klubi. Idrizi i cili më parë ishte pjesë e SC Gjilanit, ka qenë gjithashtu në prova te klubi i Atleticos në Spanjë disa muaj më parë.

19-vjeçari konsiderohet si një nga lojtarët më premtues në futbollin kosovar, duke tërhequr vëmendjen e klubeve ndërkombëtare me aftësitë e tij të jashtëzakonshme.

Nënshkrimi i kontratës me klubin gjerman shënon një hap të madh në karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat