Gruda: Do të isha i lumtur që të pranoja një ftesë nga Gjermania

Futboll

Gruda: Do të isha i lumtur që të pranoja një ftesë nga Gjermania

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 23:15
Brajan Gruda

Talenti me origjinë shqiptare, Brajan Gruda, ka dhënë së fundmi një prononcim për “Kicker”, ku ka folur në lidhje me aventurë te kombëtarja U-21 e Gjermanisë.

Në prononcimin e tij, shkodrani ka zbuluar se ndihet komod te “panzerat” dhe do të ishte i lumtur të pranonte një ftesë nga kombëtarja A e Gjermanisë.  

“Ndjehem komod këtu te U21, por padyshim do të isha i lumtur që të pranoja një ftesë nga ekipi A. Gjëja e rëndësishme është të jem shëndetplotë, pjesa tjetër do të vijë natyrshëm.  

Plan për Europanin e U21 të verës së ardhshme? Absolutisht po. Mendoj se do të jetë fantastik.

Ne kemi një ekip të mirë dhe mendoj se mund të shkojmë larg këtë herë.

E kam parë pak turneun e kaluar, por ne kishim disa lojtarë që mungonin dhe tashmë janë pjesë e ekipit (qesh).

Do të jetë shumë më mirë. Mendoj se mund të jemi në top 5, për të mos thënë në top 3. Objektivi ynë është të shkojmë lart përsëri”, u shpreh Brajan Gruda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat