Ish-futbollisti Valon Behrami, tani në cilësinë e analistit për mediumet zvicerane, ka bërë një analizë për ndeshje e Zvicrës me Danimarkën e cila u mbyll 2:2.
Sipas tij, rënia nga Liga A e Kombeve mbetet një kërcënim, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu zhvilluar.
“Gjëja pozitive ishte se më në fund kishim më shumë rregull në lojë.
Lojtarët i mbajtën më mirë pozicionet e tyre, vetëm Amdouni dhe Rieder bënë rotacion në sulm. Nuk ishte ende e jashtëzakonshme, por ne treguam disa qasje të mira në sulm”, tha Behrami.
Tutje ai u ndal te kapiteni, Granit Xhaka, të cilit ia numëroi gabimet duke e cilësuar si fajtorin kryesor.
Më pas të martën, kapiteni Xhaka bëri dy gabime vendimtare.
Në golin e parë, ai i shkujdesur ia dha topin kundërshtarit pas një faulli, kështu që nuk patëm kohë për t’u rigrupuar”.
Në golin e dytë, ai vetëm shikoi i ngurtësuar, në vend që të ndërhynte. Këto gabime nuk duhet të ndodhin”, deklaroi Behrami.
Behrami thotë se duhet bërë përmirësime në mbrojtje dhe shqetësuese, sipas tij, është diferenca e madhe në cilësi mes lojtarëve që luajnë startues dhe atyre që janë zëvendësuesve.