Teuta do të luajë në transfertë ndaj Egnatias, sfidë e vlefshme për javën e 9-të të Superiores.
Takim ky që do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 14:00.
Për këtë përballje durrsakët vazhdojnë intensivisht përgatitjet, ndërsa tentojnë një tjetër 3 pikësh pas asaj me Tiranën. Edi Martini po bën gati planin për të mposhtur kampionët, ku pas fitores me Tiranën kërkon një tjetër 3 pikësh në kampionat.
Historia e përballjeve direkte mes dy ekipeve “flet” në favor të “Djemve të Detit”. Teuta nuk humbet prej thuajse 3 vitesh ndaj Egnatias. Fitorja e fundit e rrogozhinasve ndaj ‘djemve të detit” është më 23 dhjetor 2021.
Lajm i mirë për durrsakët është se shkodrani do të ketë të plotë skuadrën ndaj kampionëve.
Të gjithë lojtarët do të jenë në dispozicion të trajnerit dhe ky i fundit do të ketë luksin e zgjedhjeve të më të mirëve.