Mjeku i Evertonit jep lajmin e “keq” për Sylvinhon dhe stafin e Kombëtares

Futboll

Mjeku i Evertonit jep lajmin e “keq” për Sylvinhon dhe stafin e Kombëtares

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 11:37
Armando Broja - Sylvinho

Armando Broja prej disa muajsh është i dëmtuar, me sulmuesin që vazhdon rikuperimin e tij. 23-vjeçari për shkak dëmtimi mungoi edhe në grumbullimin e Kombëtares për 2 sfidat e këtij muaji.

Broja ka marrë një dëmtim që në fazën përgatitore me Chelsea në gusht dhe për këtë arsye vazhdon të mungojë. Për këtë sulmuesi rrezikon të mungojë gjatë për Everton dhe rrezikon të humbasë edhe sfidat e nëntorit që Kombëtarja do të luajë ndaj Çekisë dhe Ukrainës.

Në lidhje me gjendjen e shqiptarit ka folur doktori i Everton, Rajpal Brar. Ky i fundit për "Godison News" ka theksuar se lojtari i duhet ende kohë për t’u rikthyer në fushën e lojës. Fillimisht qëllimi kryesorë është që lojtari të rikthehet në fushë për stërvitje individuale, pasi ende nuk është gati për të nisur përgatitjet me pjesën tjetër të skuadrës.

“Puna e tij e përditshme do të jetë një kombinim i progresit në stërvitje, progresit në forcë dhe gjendjen fizike si dhe trajtim për të kuruar ndonjë dhimbje apo mosfunksionim në tendinin e Akilit apo zona të tjera. Çelësi për të shmangur të papritura të pakëndshme është kthimi gradual dhe metodik te programi i lojës.

Ai është ende disa javë larg kthimit në stërvitje të plotë me ekipin dhe objektivi i radhës do të ishte që të kthehej në fushën me bar për punë individuale”, ka theksuar doktori i Evertonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat