Vlorë pret derbin Tirana – Dinamo

Futboll

Vlorë pret derbin Tirana – Dinamo

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 11:39
Dinamo

Tirana – Dinamo është supersfida e javës së 9-të të Superiores. Dy ekipet do të sfidohen mes tyre më 19 tetor në Vlorë në stadiumin “Flamurtari”, takim që starton në orën 17:00.

Një përballje e cila vlen më shumë se 3 pikët, vlen për krenari dhe prestigj. Përballë njëri – tjetrit do të vihen  Bledi Shkëmbi dhe Ilir Daja, të cilët do të hyjnë në fushë vetëm për 3 pikët

Përballjet mes Tiranës dhe Dinamos kanë qenë gjithmonë të luftuara, por nëse i hedhim një sy statistikave të sfidave direkte mes tyre shikojmë që bardheblutë janë favoritë.

Kjo pasi “Blutë” mund t’i konsiderojmë si “kafshata” e preferuar e Tiranës, pasi në 4 përballjet e sezonit të kaluar mes tyre kanë arritur të marrin pikë.

Kështu bardheblutë i kanë marrë plot 10 pikë Dinamon, me “Blutë” që kanë mundur të marrin vetëm 1 barazim dhe janë mposhtur 3 herë të tjera. Në derbin e radhës mes tyre, Dinamo me Ilir Dajën në stol do të tentojë të ndryshojnë rrjedhën e statistikave, ndërsa nga krahu tjetër Shkëmbi kërkon të rikthejë ekipin te rezultatet pozitive në kampionat dhe të vazhdojë dominimin në derbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat