Kategoria e Parë do të zbresë në fushë ditën e dielë dhe të hënë për të luajtur ndeshjet e javës sës 8-të të kampionat. Duele shumë interesante do të luhen, teksa 12 ekipet do të tentojnë fitoren në fushën e lojës.
Të gjitha ndeshjet e javëve të ardhshme do të luhen në të njëjtën orë, 14:00. Spikat dueli mes Kukësit dhe Kastriotit. Lushnja udhëton në transfertë për të sfiduar Vorën, ndërsa Valbona pret në shtëpi Korabin. Gjithashtu luhet edhe Erzeni - Besa. Takime këto që luhen ditën e dielë.
Ndërkohë ditën e hënë do të zhvillohen 2 sfidat e tjera. Flamurtari do të luajë në shtëpi ndaj pogradecit, ndërsa Burreli udhëton në Fier për t’u përballur me Apoloninë. Edhe këto 2 takime do të luhen në orën 14:00.
Kategoria e Parë, Java 8
Vora – Lushnja 20.10.2024 14:00
Kukësi – Kastrioti 20.10.2024 14:00
Valbona – Korabi 20.10.2024 14:00
Erzeni – Besa 20.10.2024 14:00
Flamurtari – Pogradeci 21.10.2024 14:00
Apolonia – Burreli 21.10.2024 14:00