Gjashtë takime interesante në Kategorinë e Parë

Futboll

Gjashtë takime interesante në Kategorinë e Parë

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Kategoria e Parë do të zbresë në fushë  ditën e dielë dhe të hënë për të luajtur ndeshjet e javës sës 8-të të kampionat. Duele shumë interesante do të luhen, teksa 12 ekipet do të tentojnë fitoren në fushën e lojës.

Të gjitha ndeshjet e javëve të ardhshme do të luhen në të njëjtën orë, 14:00. Spikat dueli mes Kukësit dhe Kastriotit. Lushnja udhëton në transfertë për të sfiduar Vorën, ndërsa Valbona pret në shtëpi Korabin. Gjithashtu luhet edhe Erzeni - Besa. Takime këto që luhen ditën e dielë.

Ndërkohë ditën e hënë do të zhvillohen 2 sfidat e tjera. Flamurtari do të luajë në shtëpi ndaj pogradecit, ndërsa Burreli udhëton në Fier për t’u përballur me Apoloninë. Edhe këto 2 takime do të luhen në orën 14:00.

Kategoria e Parë, Java 8

Vora – Lushnja                                   20.10.2024          14:00

Kukësi – Kastrioti                              20.10.2024          14:00

Valbona – Korabi                              20.10.2024           14:00

Erzeni – Besa                                     20.10.2024           14:00

Flamurtari – Pogradeci                   21.10.2024            14:00

Apolonia – Burreli                           21.10.2024            14:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat