Mbrojtësi anglez i jep dritën e gjelbërt Realit të Madridit

Futboll

Mbrojtësi anglez i jep dritën e gjelbërt Realit të Madridit

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 12:20
Trent Aleksandër-Arnold 

Mbrojtësi anglez i jep dritën jeshile Realit të Madridit!

Mbrojtësi i Liverpulit, Trent Aleksandër-Arnold ka një kontratë me klubin anglez deri më 30 qershor 2025, por në merkaton e dimrit ai do të jetë i lirë të negociojë me çdo ekip të interesuar për të.

Sipas gazetarit Ramón Álvarez de Mon, futbollisti i ka thënë po Real Madridit duke i dhënë dritën jeshile transferimit të tij në transfertë të lirë verën e ardhshme.

“Arnold i tha po Real Madridit. Ka një marrëveshje totale për ardhjen e tij falas në 2025, edhe pse padyshim që asgjë nuk është nënshkruar. Mundësia për ta çuar nënshkrimin në janar nuk përjashtohet, por është e komplikuar”, shkruan ai në profilin e tij zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat